TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama është pritur sot në Bruksel nga kryeministri i Mbretërisë së Belgjikës, Bart De Wever.
Kujtojmë se kreu i qeverisë ndodhet në Bruksel bashkë me një ekip negociator, pasi do të marrë pjesë në Konferencën e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për procesin e negociatave të anëtarësimit.
Konferenca e 8-të konsiderohet një moment i rëndësishëm në fazën aktuale të negociatave, pasi fokusohet në përmbylljen e kushteve të ndërmjetme që përcaktojnë ritmin e mëtejshëm të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.
Ky takim do të shërbejë për të përcaktuar piketat përmbyllëse për këtë grupkapitull ku përfshihen Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore, si dhe Kapitulli 24 – Drejtësia, Liria dhe Siguria, funksionimi i institucioneve demokratike, reforma në administratën publike dhe kriteret ekonomike.
Ora 18:50 Kryeministri Rama dhe delegacioni do të mbërrijë në Këshillin e Evropës.
Ora 19:00 – Nisja e Konferencës Ndërqeveritare;
Në përfundim të takimit (rreth orës 20:15) – Konferencë për shtyp;