AKTUALITET, 26 Maj 2026, 20:37

Kontrollet e njëpasnjëshme, Forcat operacionale të Policisë së Burgjeve aksion në burgun e Fushë-Krujës

Kontrollet e njëpasnjëshme, Forcat operacionale të Policisë

Forcat operacionale të Policisë së Burgjeve po kryejnë kontrolle blic në Fushë-Krujë.

Forca të nisura nga Tirana me urdhër të drejtorit të përgjithshëm po kryejnë kontroll të imtësishëm në këtë burg për sende të ndaluara.

Operacionalja ka pak minuta që kanë hyrë në burgun e Fushë-Krujës.

Prej javësh, burgjet po kontrollohen befasisht ditë pas dite, duke zbuluar telefona, shishe me alkool dhe doza droge.