TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pak pas mbajtjes së konferencës ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel ka reaguar edhe Ambasada e Holandës në Tiranë.
Në një reagim në Facebook, ambasadori Reinout Vos vlerësoi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, gjatë Konferencës Ndërqeveritare që zhvillohet sot në Bruksel mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
Në deklaratën e tij, diplomati shprehet se arritja e objektivave të ndërmjetme në grupkapitullin “Themeloret” përbën një hap të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
“Shqipëria është pjesë e familjes evropiane. Holanda mbështet fuqimisht anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian”, deklaroi ambasadori Vos.
Sipas tij, forcimi i shtetit ligjor, mbrojtja e të drejtave themelore dhe garantimi i një demokracie pluraliste, lufta ndaj korrupsionit, pavarësia e drejtësisë, mbeten në themel të vlerave evropiane dhe ndikojnë drejtpërdrejt në ritmin e negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Ai përgëzoi qytetarët shqiptarë, si edhe përfaqësuesit e politikës, administratës publike dhe sistemit të drejtësisë për kontributin dhe angazhimin e tyre në këtë proces.
