AKTUALITET, 26 Maj 2026, 19:13

“Shqipëria, vendi më pro-europian”, kryeministri në Bruksel: Anëtarësimi në BE, bashkim i vërtet politik

“Shqipëria, vendi më pro-europian”, kryeministri në

Kryeministri Edi Rama foli pak para nisjes së konferencës ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel, duke thënë se Shqipëria ka punuar fortë dhe gjatë për të qenë në këtë moment historik ku ndodhet sot, dhe për të vijuar më tej me procesin e integrimit.

“Është moment shumë i rëndësishëm në rrugën tonë drejt anëtarësimit dhe një moment për të cilin kemi punuar fort prej një kohe të gjatë dhe ku gjysma e punës për hapjen e negociatave do të mbyllet dhe gjysma tjetër për mbylljen do të hapet.

Nëse e përpilojmë siç duhet, do ishte gjëja e duhur. Duhet ndërtuar ashtu siç duhet, nuk bëhet fjalë për anëtarësim të lehtë. Bëhet fjalë për bashkim të vërtetë politik dhe kjo do i hapte rrugë anëtarësimit në BE. Shqipëria ka qenë në të njëjtën linjë me BE. Jemi shumë pro-europian, pro-euroatlantik, flasim për barometrin europian, jo për atë që mendojmë”, theksoi ai.