TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka nisur konferenca e 8 ndërqeveritare Shqipëri-BE, me Zëvendësministren për Çështjet Europiane e Qipros, Marilena Raouna dhe Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos.
Marta Kos theksoi se Shqipëria ka plotësuar piketat e ndërmjetme, një arritje për tu kremtuar, një punë e madhe prej një dekade.
“Puna juaj ka qenë e suksesshme, keni miratuar ligje. Kemi parë vetting-un e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kemi parë ngritjen e SPAK, që është institucion flamurtar që mund të bëhet institucion më i besueshëm në Shqipëri.
Fuqia transformuese duhet më së pari të ndjehet nga vetë shqiptarët. Ky është një themel i fortë për të arritur gurin e themelit, sot vendosim me vetëbesim. Sot kemi vendosur objektivat e fundit, shtetet anëtare kanë vendosur pikat kyç.
Në momentin që plotësohen kushtet, ky është momenti për të intensifikuar punën. Shqipëria duhet ta përdorë këtë energji pozitive. Pritet progres i mëtejshëm.
Tashmë është koha të përmbushim pritshmëritë e shqiptarëve. Më shumë se 95% e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin tuaj në BE. Kemi rrugë të gjatë përpara, por do të vijë shumë shpejt, dhe t’i kthehemi menjëherë punës, ne po punojmë fort për procesin e anëtarësimit”, tha Marta Kos.
