AKTUALITET, 8 Mars 2023, 11:15

"Mirënjohje të pakufishme për fisniket dhe të bukurat e familjes"/ Berisha uron 8 marsin me bashkëshorten dhe vajzën

"Mirënjohje të pakufishme për fisniket dhe të bukurat e

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Ai teksa ka publikuar një foto krah bashkëshortes Liri Berisha dhe vajzës së tij, ku shpreh mirënjohje për gjithçka, që gratë, nënat , vajzat  motrat kanë bërë për familjen dhe kombin.

“Gëzuar 8 Marsin.

Të dashur miq, le të ju urojmë sot së bashku, nënave, grave, motrave, vajzave tona më të mirave, më fisnikeve e më të bukurave të familjeve, shoqerisë dhe kombit tonë një urim nga thellësitë e zemrës dhe të shprehim mirënjohje të pakufijshme për gjithçka ato kanë bërë dhe bejnë për ne, familjen dhe kombin tonë. Gëzuar!”, shkruan Berisha.