AKTUALITET, 22 Dhjetor 2022, 12:42

Belinda Balluku: Nuk kemi krijuar asnjë debit, i kemi larë të gjitha

Belinda Balluku: Nuk kemi krijuar asnjë debit, i kemi larë të

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha gjatë fjalës së saj në Kuvend se që nga viti 2019 nuk janë krijuar debite.

Ministrja u shpreh se FMN-ja ka bërë kërkesë për debitet, gjë që sipas të cilës, është plotësuar pasi “i kanë larë të gjitha debitet që ishin mbartur me vite”.

“Unë do të flas për ministrinë time, nuk ka projekte të reja por projekte që kanë filluar dhe duhet të financohen për të mos bërë gabime që keni bërë ju në të shkuarën. Ne kemi pasur një kërkesë nga FMN që në 2019-ën, që të mos krijohen debite gjatë vitit. Autoriteti Rrugor dhe Ministria e Energjisë nuk ka krijuar asnjë debit nga situata e prodhuara vit pas viti.

Kemi larë të gjitha debitet që ishin mbartur me vite. S’ka asnjë hap më normal se rishikimi i një buxheti të një vitit sidomos me një krizë ekonomike në shkallë botërore.”, tha ajo. Më tej, ministrja përmendi aviacionin duke thënë se ka pasur rritje të rëndësishme duke nisur nga aeroporti i Kukësit dhe Vlorës.

“Sot kemi një aviacion që po zhvillohet çdo ditë e më shumë dhe qenkeni të habitur se pse duhet të injektojmë kapital. Flitet për kapitalizim të këtyre shumave.”, u shpreh ministrja.