TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi Ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, duke e quajtur një “shërbëtore të oligarkëve”, pasi sipas tij, ajo jeton në banesën e një prej oligarkëve që paguhet me paratë e buxhetit të shtetit.
Ministrja e Financave sqaroi gjatë fjalës së saj në Kuvend se, ajo banon në shtëpinë e vjehrrit të saj, ku edhe jeton prej vitesh.
REPLIKAT
Gazment Bardhi: Është shërbëtore e oligarkëve. Pyeta ministren, në cilën shtëpi jeton? Kush ia ka dhënë shtëpinë? Ajo që po pyes unë, është se ku jeton, në cilën shtëpi jeton? Pronari i shtëpisë ku jeton Ministrja e Financave, a është një nga oligarkët që paguhet me paratë e buxhetit të shtetit? Këto janë pyetjet.
Delina Ibrahimaj: Sa për transparencë për qytetarët, jo për akuzat tuaja, unë jetoj në rrugën "Rexhep Jella", ku kam jetuar që prej vitit 2009. Shtëpia është në pronësi të zotit Përparim Ibrahimaj, babai i bashkëshortit tim. Spiunët tuaj që i dërgoni lart e poshtë, sillini të më shoqërojnë, pasi ajo është shtëpia ku unë kam shumë vite që jetoj.