AKTUALITET, 7 Dhjetor 2021, 14:23

Miratohet kredia 60 milionë për pandeminë/ Vasili te ‘Shëndetësia’: E palogjikshme

Miratohet kredia 60 milionë për pandeminë/ Vasili te

Ditën e sotme është miratuar në komisionin e Shëndetësisë projektligji për marrjen e një huaje në vlerën e 60 milionë eurove nga Banka e Zhvillimit të Këshillit të Evropës për pandeminë e Covid 19.

Deputeti dhe njëherësh nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili është shprehur se kjo kërkesë është e palogjikshme pasi nuk mund të kërkohet një mbështetje buxhetore për vitet që kanë kaluar.

Kjo kërkesë për mendimin tim është e palogjikshme, pasi nuk mund të kërkohet mbështetje buxhetore për vitet që kanë kaluar.

Nuk është specifikuar se për çfarë do të përdoren këto 60 milionë euro kredi, nuk mund të marrësh borxh duke thënë se “kushedi si na vjen halli””, tha në Komision Vasili.

Gjatë ditës së djeshme, zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini, duke iu referuar marrjes së kësaj kredie do të shprehej:

“Ka për qëllim mbështetjen e qeverisë për të përballuar pandeminë COVID-19.

Kjo vlerë prej 60 milionë eurosh ka për qëllim të ndihmojë qeverinë në blerjen e vaksinave, si mjeti i vetëm shpëtues për popullatën, do shërbej për mjete për bluzat e bardha, barna, kite reagent për pacientët me COVID-19, pajisje mjekësore, për përballimin e bonusit të mjekëve që trajtojnë COVID-19, dhe ndërhyrje në infrastrukturën spitalore”.

Por sipas përfaqësuesve të ministrisë së Shëndetësisë, kjo hua që do të merret do të shërbejë për sigurimin e më shumë dozave të vaksinave anticovid, dhe pasojave të tjera që ka shkaktuar pandemia.