TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD-së Sali Berisha e ka sfiduar kryeministrin Edi Rama në fund të protestës kombëtare të opozitës. Berisha ka folur në mbyllje të marshimit-protestë, ku u hodhën fishekzjarre e molotovë nga protestuesit dhe u dogjën kosha mbeturinash, teksa ujit të hedhur nga policia nuk i shpëtoi as ai vetë.
Berisha tha se Rama është i pashpresë dhe se nuk ka topa që e lëkundin.
"Miq, korrëm një fitore tjetër sot. Arritëm një rekord të ri në protestën tonë, çka do të thotë asgjë nuk na ndal ne pa e hedhur Edi Ramën aty ku e meriton, në koshin e plehrave të historisë. Dënoj me forcën më të madhe dhunën jashtë çdo lloj shkaku të përdorur ndaj protestuesve me urdhër të Edi Ramës. E patë dhe vetë, në një kohë kur ne po rrinim të qetë, topat e ujit i drejtoi drejt Sali Berishës, por i them se je i pashpresë o budalla. O lëngaraq. Po ku ka topa që më lëkundin mua. Ta tregoj mirë", deklaroi Berisha.