AKTUALITET, 28 Shkurt 2026, 21:32

Policia shpërndan me ujë protestuesit, përfshihet edhe Berisha! Kryedemokrati laget tërësisht

Policia shpërndan me ujë protestuesit, përfshihet edhe Berisha!

Protesta e opozitës ka vijuar këtë të shtunë në disa zona të Tiranës, sipas një skenari që ka parashikuar marshime drejt disa institucioneve. Ajo ka përfunduar me hedhje molotovësh dhe fishekzjarresh të shumta pranë ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha.

Së fundmi raportohet se protestuesit, të cilët u zhvendosën drejt Kryeministrisë bashkë me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, janë shpërndarë nga policia me ujë. Nga pamjet e publikuara mësohet se Berisha është evakuuar menjëherë nga zona dhe, sipas raportimeve të gazetarit në terren, ai është lagur tërësisht nga uji.