TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tensione në protestën e opozitës. Teksa turma po i drejtohet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që ndodhet në zonën e Brrylit në Tiranë, ka pasur përplasje me uniformat blu. Këta të fundit janë përgjigjur me gaz lotsjellës dhe me ujë, duke tentuar që të shpërndajnë turmën.
Sakaq, pranë Drejtorisë së Policisë, në rrugën kryesore efektivët kanë krijuar një kordon, ndërsa prapa tyre ndodhet edhe një autobot me ujë, që përdoret për shpërndarjen e protestuesve.
Ndërsa molotovët hidhen në koshat e mbeturinave. Qarkullimi në të dy krahët e Unazës është i bllokuar.