AKTUALITET, 28 Shkurt 2026, 20:51

Molotovë e fishekzjarre/ Militantët e PD-së “i vënë flakën” ish vilës së Enver Hoxhës në Bllok (Video)

Molotovë e fishekzjarre/ Militantët e PD-së “i

Protestuesit e thirrur nga opozita sot në protestë i kanë vendosur flakën shtëpisë së ish-diktatorit Enver Hoxha në zonën e Bllokut.

Ata kanë hedhur fishekzjarrë dhe molotov drejt vilës së restauruar dhe në përdorim aktualisht, me sa duket të acaruar pasi nuk arritën të çanin te Drejtoria e Policisë së Tiranës. Nuk dihet nëse brenda saj ka pasur persona të pranishë. Protestuesit po vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit duke u ndalur në disa pika.

Pas hedhjes së lëndëve piroteknike ka mbërritur dhe policia, ndërkohë që është hedhur ujë ndaj protestuesve. 

Molotovë e fishekzjarre/ Militantët e PD-së “i