AKTUALITET, 28 Shkurt 2026, 21:17

Sulmi me molotov në shtëpinë e Enver Hoxhës, Bardhi: Aty Rama mbyll pazaret korruptive! Nuk ka persona të lënduar

Sulmi me molotov në shtëpinë e Enver Hoxhës, Bardhi: Aty

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se sulmi me molotov në shtëpinë e ish diktatorit Enver Hoxha ishte një simbolikë, pasi sipas tij, në atë godinë Rama mbyll pazaret korruptive.

“Ajo shërben si një vilë ku Edi Rama mbyll pazaret e tij me krimin dhe pazaret korruptive. Është një simbol i diktaturës. Kur shqiptarët shikojnë nuanca të përsëriten nga ai regjim është normale ky reagim”, tha Bardhi për mediat.

I pyetur nëse kishin informacion për persona të pranishëm, Bardhi tha se “Ajo që unë di është që nuk ka asnjë person të lënduar”.

Ai deklaroi se “të vetmit të lënduar janë qytetarët dhe protestuesit, të cilët janë sulmuar me gaz lotsjellës”.