AKTUALITET, 28 Shkurt 2026, 19:17

“Rama, gjeneratori i të këqijave”, Berisha nga protesta: Molotovët? Shpërthime të revoltës

“Rama, gjeneratori i të këqijave”, Berisha nga protesta:

Kryetari i PD-së, Sali Berisha nga turma që po marshon drejt Policisë së Përgjithshme të Policisë, u ndal në një prononcim për mediat.

Ai e cilësoi tubimin një revoltë paqësore. Berisha sulmoi ashpër Ramën, ndërsa molotovët i quajti ‘shpërthime të revoltës’.  

“Sot ka formën e një marshimi revoltë proteste në rrugët e Tiranës. Po shprehet zemërimi popullor ndaj kreut të organizatës kriminale të qeverisë shqiptare dhe anëtarëve të saj. Për t’i thënë Ramës që jo një Lubi, por edhe 30 të largosh, do të jesh ti objekt kryesor i revoltës popullore”, tha ai.