TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, në një prononcim për mediat ka deklaruar se makina e ujit është përdorur për të sulmuar protestuesit paqësorë.
Në lidhje me sulmin me molotovë dhe fishekzjarrë edhe drejt vilës së diktatorit në Bllok, Bardhi u shpreh se kjo është një revoltë e qytetarëve. Ai shtoi se policia ka provokuar protestuesit.
“Ishim në marshim paqësorë për tu rikthyer përpara kryeministrisë. I tmerruar ka sjellë punonjës së policisë dhe gjuajtës me ujë. Vila është e ish-diktatorit. Dhe sa herë rikthehen në vëmendje praktika diktatoriale, ka edhe reagim. Por nuk besoj se ka pasur të lënduar. Protesta do vazhdojë dhe nuk do ndalet nga dhuna e policisë", deklaroi Bardhi.
Teksa pranë kanë kaluar disa efektivë policie, nuk ka munguar dhe ironia e Bardhit ndaj tyre. "Me vrap se po sulmoni serbin…me vrap shkoni te kriminelët", tha Bardhi drejtuar efektivëve të policisë.