AKTUALITET, 28 Shkurt 2026, 20:33

Vijon marshimi, protestuesit e thirrur nga opozita para Drejtorisë së Policisë Tiranë, hedhin shishe me ujë drejt efektivëve

Vijon marshimi, protestuesit e thirrur nga opozita para Drejtorisë së

Protestuesit e thirrur nga opozita kanë mbërritur para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, por janë përballur me një “gardh” efektivësh të vendosur në rrugë. Skenar ky i ngjashëm me atë që ndodhi para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Në rresht të parë janë vendosur forcat e FNSH.

Protestuesit kanë hedhur shishe me ujë drejt kordonit të policisë.

Tubimi nisi nga sheshi përpara Kryeministrisë, për të vijuar me Drejtorinë e Përgjithshëm të Policisë, dhe është ndjekur unaza e vogël e Tiranës.

Ndërkohë herë pas here gjatë marshimit janë hedhur edhe molotovë.