AKTUALITET, 28 Shkurt 2026, 20:30

Aksident në Durrës, makina përplas për vdekje të moshuarin, shoqërohet shoferi 23-vjeçar

Aksident në Durrës, makina përplas për vdekje të

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 19:30, në aksin rrugor Shkozet–Plepa, automjeti që drejtohej nga shtetasi S. N, 23 vjeç. ka përplasur shtetasin D. T., 81 vjeç, i cili lëvizte në këmbë.

Si pasojë e përplasjes, 81-vjeçari ndërroi jetë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi S. N., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.