TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha se opozita është në marshim, ndërsa Tirana është në duart e qytetarëve dhe jo të barbarëve.
Në një prononcim për mediat, Noka akuzoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit se ka dhënë urdhër të marshimi i opozitës të ndalohet, ndërsa e etiketoi atë si “Narko Proda”.
“Kryengritja paqësore vazhdon, pavarësisht se narko Proda urdhëroi që të ndalojë marshimin. Çdo gjë që ata kishin bërë për skenar u ka dështuar. Tirana është në duart e qytetarëve, kryengritja vazhdon në mënyrë paqësore. Askush nuk ua shpëton dot lëkurën, as me gaz dhe as me spraj. As narko Proda dhe as banda e tij në policinë e shtetit”, tha Noka.
I pyetur nëse do të shkojnë drejt selisë së Partisë Socialiste, Noka tha: “Ne jemi të vendosur, ne jemi në marshim. Tirana u takon qytetarëve dhe jo barbarëve. Të gjitha rrugët e Tiranës do të jenë të qytetarëve”.