TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, nga tryeza e punimeve për Procesin e Berlinit vuri theksin tek zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sanchez tha se zgjerimi ka qenë dhe vijon të mbetet në krye të agjendës së BE-së, pavarësisht sfidave që ka kaluar kontinenti herë pas here gjatë viteve të fundit.
Kryeministri spanjoll u ndal dhe tek konflikti në Lindjen e Mesme, për të cilin tha se “Europa është një shembull që tregon se dialogu funksionon dhe dallimet mund ti tejkalojmë.”
“Këshilli Europian ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm që të bëheni pjesë e BE. Takimi ynë ndodh në një moment kyç së pari sepse sfidat e kontinentit tonë kanë bërë që zgjerimi të jetë në krye të agjendës së saj.
Lufta në Ukrainë, pandemia, shndërrimi digjital, kanë bërë që ne të kuptojmë që të ardhmen duhet ta ndërtojmë së bashku.
Takimi në Garda krijoi edhe terrenin e duhur se si mund të përshtatet BE që të jetë gati për një bashkim më të zgjeruar.
Ne takohemi në një moment tjetër kyç. Europa është një shembull që tregon se dialogu funksionon dhe dallimet mund ti tejkalojmë.
Unë dua të ritheksoj edhe njëherë që ne dënojmë sulmin e Hamasit kundër Izraelit, dhe Izraeli ka të drejtën të mbrohet, por në të njëjtën kohë, mbrojtja e civilëve është thelbësore.
Ne tashëm duhet të të punojmë për të shmangur përshkallëzimin e dhunës dhe të rigjallërojmë të gjitha përpjekjet tona për të arritur një zgjidhje të paqshme të konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës duke patur parasysh se e vetmja mënyrë që të zgjidhet konflikti është njohja e dy shteteve, në mënyrë që ato të mund të bashkëjetojnë në paqe dhe në siguri me njëra tjetrën”, tha Sanchez.