AKTUALITET, 11 Maj 2025, 15:00

Kryebashkiaku Erion Veliaj voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit

Kryebashkiaku Erion Veliaj voton në ambientet e paraburgimit të
Erion Veiaj - Foto e vjetër nga zgjedhje të mëparshme

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka votuar në ambientet e paraburgimit të Durrësit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Pak ditë më parë, ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste. Veliaj u kërkoi qytetarëve që kur të shkojnë për të votuar, të kujtojnë pak "si ishte Tirana dhe si është sot".