TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përqindja e votimit nga diaspora është 75.79%, ndërkohë që pritet të mbërrijnë edhe zarfet e fundit para orës 19:00.
Komisioneri Shtetëror i Zgjdhjeve, Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për mediat, ka bërë të ditur të dhënat më të fundit mbi procesin e votimit nga diaspora. Ai njoftoi se deri më tani kanë mbërritur 185.679 zarfe në KQZ, ndërsa numri pritet të shkojë në rreth 200 mijë. Celibashi theksoi se një pjesë e zarfeve – rreth 2.500 – janë konsideruar të parregullta në aspektin formal, por do t’i nënshtrohen shqyrtimit nga komisionet përkatëse.
"Sot është dita e fundit e dërgesave të zarfeve, jemi dakorduar me DHL që mbërritja të mos jetë më vonë se ora 5, që të gjitha të marrin vulën e hyrjes para orës 19:00.
Parashikoj se do të shkojë në 200 mijë numri i zarfeve nga diaspora", deklaroi ai.