AKTUALITET, 11 Maj 2025, 12:04

Voton kryetari i "Mundësia", Agron Shehaj: Sot dëgjohet zëri juaj, të votojmë për ndryshimin dhe të ardhmen!

Voton kryetari i "Mundësia", Agron Shehaj: Sot dëgjohet

Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj dhe bashkëshortja e tij, votuan në një qendër zgjedhore të Tiranës. 

Në një deklaratë për mediat pas votimit, Shehaj u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

"Sot është një ditë e rëndësishme, sepse sot kemi mundësinë të votojmë për të ardhmen. Sot dëgjohet zëri i qytetarëve. Për katër vitet e ardhshme pushteti nuk ka për ë dëgjuar më qytetarët, kështu që prandaj është e rëndësishme që të votojmë për ndryshimin, të votojmë për të ardhmen", tha Shehaj.