AKTUALITET, 11 Maj 2025, 12:17

Përplasje fizike në Lushnjë, Korreshi: Nuk e qethin për SPAK-un! Detyrojnë administratën të fotografojnë votën!

Përplasje fizike në Lushnjë, Korreshi: Nuk e qethin për

Një përplasje fizike ka ndodhur në një prej Qendrave të Votimit në Lushnjë. 

Deputeti i PD, Saimir Korreshi, deklaroi për mediat se punonjësit e administratës janë detyruar të fotografojnë votën. 

"Ka nisur që në mëngjes ku anëtarët e kësaj QV kanë deklaruar se çelësat i mbante drejtori i postës, e turpshme kjo gjë sepse nuk ka se si mund ti mbajë drejtori i postës.

Që në fillim ka qenë e tensionuar situata, deri sa arriti në agravimin ku një vëzhgues i PS-së, përveç gjithë patronazhistëve, që janë te dera, fotografon votën deri sa është kapur dhe pastaj kanë lindur incidente. E vetmja gjë që bëjnë sot është që detyrojnë njerëzit që punojnë në administratën shtetërore për të fotografuar votën ose atyre që i kanë çuar ndonjë kile miell.

Sot shikojmë të gjithë të deleguarit e Tiranës, e përfaqësues që deklarojnë se nuk e qethin farë për SPAK, me këtë zhargon, rrinë 10 metra larg kutive të votimit , initmidojnë të gjithë ata që kanë në punë", tha Korreshi.