AKTUALITET, 11 Maj 2025, 10:14

U shpall një natë më parë në kërkim për blerje votash, arrestohet 27-vjeçari në Kukës

U shpall një natë më parë në kërkim për

Policia ka vënë në pranga një nga të rinjtë, të cilët një natë më parë u shpallën në kërkim për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.

27-vjeçari i arrestuar rezulton i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë arrestimit, këtij shtetasi ju gjet një shumë e konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se do ti përdorte për veprimtari kriminale të korrupsionit aktiv në zgjedhje.

"Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku u shpallën në kërkim dy shtetas për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, ju informojmë se;

Nga strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve zgjedhore  në DVP Kukës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSH dhe DVP Kukës, nën drejtimin e SPAK, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. P.,  27 vjeç, banues në fshatin Lusen, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë arrestimit,  këtij shtetasi ju gjet një shumë e konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se do ti përdorte për veprimtari kriminale të korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Vijon puna për kapjen e shtetasit G. P.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar"- tha policia.