AKTUALITET, 11 Maj 2025, 10:35

Fotografoi fletën e votimit, shoqërohet në polici 56-vjeçarja që u denoncua publikisht nga Aurel Bylykbashi

Fotografoi fletën e votimit, shoqërohet në polici

Policia e Elbasanit ka shoqëruar një komisariat një 56-vjeçare, e cila fotografoi fletën e votimit.

Qytetarja u denoncua publikisht nga kreu i PD-se se Elbasanit, Aurel Bylykbashi.

Ngjarja ka ndodhur ne Lagjen “5 Maji”, fotografimi i votes eshte konstatuar nga komsioneret te cilet me pas kane njoftuar dhe policinë.

"Rreth orës 07:45, ka njoftuar anëtari i komisionit të qendrës së votimit nr 2321, në lagjen “5 Maj”, shtetasi I. P., se gjatë procesit të votimit, shtetasja M. C., 56 vjeçe, ka fotografuar fletën e votimit.

Shërbimet e policisë kanë shoqëruar në polici 56-vjeçaren, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Votimi në qendrën e mësipërme vazhdon normalisht"- njoftoi policia.