AKTUALITET, 11 Maj 2025, 19:00

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje më e ulët se në vitin 2021

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje më e ulët se

Ka përfunduar zyrtarisht orari i votimit dhe ka nisur mbyllja e qendrave të votimit. Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë më e ulët se në vitin 2021, ndërkohë që raportohet veçanërisht e ulët në qarkun e Vlorës. Shkak për këtë mendohet të jetë organizimi i Giro d'Italia 

Pritet që KQZ të raportojë pjesëmarrjen përfundimtare, por deri në orën 18:00, një orë para përfundimit të votimit zyrtarisht, pjesëmarrja në rang vendi ka qenë 41.1%. 

Ora 18:00 

Bëhet me dije se deri në orën 18:00, kanë marrë pjesë në zgjedhje 41.1 përqind e qytetarëve. Pjesëmarrja më e lartë është shënuar në qarkun e Dibrës, me 50.47 përqind të shtetasve me të drejtë vote, që kanë votuar.

Kukësi gjithashtu ka përqindje të lartë të votuesve, teksa kanë hedhur votën 47.26 përqind e qytetarëve. Edhe Tirana ka një përqindje të lartë të votuesve, me 45.26 përqind. Qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votime është Vlora, me 30.65 përqind.

Ora 17:00

Deri në orën 17:00, në qendrat e raportuara, kanë votuar 38.62% e zgjedhësve, 5.6% më pak se votimi në të njëjtën orë, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, kur kishin votuar 44.22 %.   

Qarku me numrin më të lartë të votuesve deri tani është Dibra me 48.43%, ndërsa ai me numrin më të ulët është Vlora me 28.76%.  

Në Tiranë kanë votuar 43.09 % e zgjedhësve. 

Ora 16:00 

Deri në orën 16:00, në qendrat e raportuara, kanë votuar 36.56% e zgjedhësve, 5.13% më pak se votimi në të njëjtën orë, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, kur kishin votuar 41.52 %

Qarku me numrin më të lartë të votuesve deri tani është Dibra me 44.64%, ndërsa ai me numrin më të ulët është Vlora me 26.20%

Në Tiranë kanë votuar 40.17% e zgjedhësve. 

-Ora 15:00

Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 15:00 ka qenë 32.97%.

Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 2282 prej 5225 qendrave të votimit në total.

Deri më tani kanë votuar 508991 nga 1543584 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.

Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 15:00, përqindja e votuesve ka qenë 38.6%.

Ora 14:00

Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 14:00 ka qenë 29.53%.

Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 2266 prej 5225 qendrave të votimit në total.

Deri më tani kanë votuar 449792 nga 1523080 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.

Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 14:00, përqindja e votuesve ka qenë 35.62%.

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje më e ulët se

KQZ ka raportuar pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare. 

Deri në orën 13:00, në qendrat e raportuara, kanë votuar 26.37% e zgjedhësve, 4.9% më pak se votimi në të njëjtën orë, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, kur kishin votuar 31.30% 

Qarku me numrin më të lartë të votuesve deri tani është Dibra me 29.37 %, ndërsa ai me numrin më të ulët është Vlora me 20.36%

Në Tiranë kanë votuar 29.35% e zgjedhësve.