TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i komunitetit hebre në Shqipëri Amos Dojaka, ka folur për situatën në Rripin e Gazës. Ai tha se ka njerëz të tij në Izrael të cilët i kanë treguar se ata bëjnë një jetë thuajse normale por që kur bien sirenat e alarmit menjëherë futen ën dhomat e sigurisë.
“Dëgjojmë tregime nga më tronditëset, një baba i kënaqur se gjeti vajzën e tij 10 vjeçe të vdekur, ishte më i çliruar se ta dinte se vajza e tij ishte rob te Hamasi. Unë kam njerëzit e mi në Izrael që janë afër rripit të Gazës. Për momentin ata janë mirë, por nën sirenat e vazhdueshme të mbrojtjes ajrore. Predhat janë të vazhdueshme”,-tha ai. Ai shtoi se numri i hebrenjve shqiptar të cilët kanë shkuar në Izrael është diku te 500 persona, ndërsa në Shqipëri numri i tyre është i vogël.
“Numri i hebrenjve në Shqipëri është një numër i vogël. Që nga marsi i 1991 shumica dërrmuese e hebrenjve që kanë jetuar në Shqipëri kanë shkuar në Izrael dhe jetojnë shumë mirë. Është një shifër diku te 500 persona që kanë ikur në Izrael dhe janë pjesë e integruar në Izrael. ata jetojnë në Bersheva në jug të Izraelit, ne veri, kemi të shpërndarë në disa vende. Ndërsa në Shqipëri numri i hebrenjve është i vogël edhe unë kam ikur kam jetuar në Izrael dhe jam kthyer sërish në Shqipëri”, -tha Amos Dojaka.