AKTUALITET, 13 Tetor 2023, 16:03

Kishte planifikuar vrasjen e një të riu në Budva, arrestohet 25-vjeçari shqiptar, pjesë e grupit kriminal

Kishte planifikuar vrasjen e një të riu në Budva, arrestohet

Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Budva, pasi u zbulua se ishte pjesëtar i një grupi kriminal.

Mediat serbe shkruajnë se grupi kriminal ku ishte i përfshirë i riu shqiptar kishte planifikuar një vrasje në Budva.

Sipas policisë besohet se objektivi ishte një anëtar i një prej klaneve të Kotorrit. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 31-vjeçar nga Armenia, ndërsa autoritetet janë në kërkim të një tjetër shtetasi armen, 26 vjeç.