AKTUALITET, 13 Tetor 2023, 15:16

EMRAT/ Zgjidhen tre anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë! Sa vota mori secili

EMRAT/ Zgjidhen tre anëtarët e Këshillit të Lartë

Asambleja e Përgjithshme e Prokurorëve zgjodhi sot 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Mësohet se anëtari i parë i zgjedhur, është Moisi Duda, i cili mori 122 vota ndaj rivales, Aferdita Ndoi me 106 vota. Sakaq, raportohet se 6 vota ishin të pavlefshme. Dy kandidatet e tjerë të zgjedhur janë Olger Eminaj dhe Vatë Staka. Eminaj  ka marrë 103 vota,  ndërsa Stakai  ka arritur të marrë 98 vota.

Kujtojmë se mandati u ka përfunduar Bujar Sheshit nga Apeli, Esmeralda Keshi, shkalla e Parë, Eloida Goxhi, shkalla e parë.