AKTUALITET, 13 Tetor 2023, 13:45

“Në 48 orë, 8 punonjës policie të proceduar”, Balla: Bashkëpunimi me SPAK dhe SHISH do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit

“Në 48 orë, 8 punonjës policie të proceduar”,

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, është shprehur se vijon goditja e grupeve kriminale dhe procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit.

Balla shkruan se në 48 orët e fundit janë proceduar penalisht 8 punonjës policie, ndërsa thekson se bashkëpunimi me Prokurorinë e Posaçme dhe Shërbimin Informativ do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.

Postimi i Ballës:

Vijon intensivisht goditja e grupeve kriminale, por edhe procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit. Vetëm në 48 orët e fundit janë 8 punonjës policie të proceduar penalisht, për “mbyllje sysh” apo më keq akoma bashkëpunim me keqbërësit. Forcimi i bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit, Prokurorisë, SPAK, Shërbimit Informativ dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.