TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqiptarët zotërojnë më shumë pasuri të patundshme por pak kursime në banka. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë rreth 92% e familjeve zotërojnë 1-2 prona të patundshme, kryesisht shtëpi banimi.
Kjo peshë ka mbetur e pandryshuar krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe ka shënuar rënie me 1%.krahasuar me një vit më pare. Ndërkohë vetëm 3% e familjeve deklarojnë se ‘zotërojnë më shumë se 2 prona të patundshme ku përfshihen shtëpi, tokë apo dyqan'. Vetëm 5% e familjeve të pyetura janë shprehur se ‘nuk zotërojnë asnjë pronë’. Duke e fokusuar analizën në llojin e pasurive të paluajtshme rezulton se 68% e tyre janë “shtëpi”, 29% janë “toka” dhe pjesa tjetër janë “dyqane” dhe “godina” dhe lloje të tjera pronash.
Ndërkohë pasuri financiare ku përfshihen depozitat ose llogaritë bankare vijojnë të mbeten lloji kryesor i investimit financiar dhe zotërohen nga 51% e familjeve të intervistuara. Të dyja këto pesha kanë shënuar rënie në terma gjashtëmujorë dhe vjetorë. Përdorimi i formave të tjera të investimit, të përmbledhura në zërin ‘investime të tjera’ ku përmblidhen rastet e investimeve në: bono thesari, sigurim jete, fond pensioni privat dhe aksione ka rezultuar në rritje me 4 % krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar.