AKTUALITET, 13 Tetor 2023, 14:50

As Kombëtarja nuk bashkoi Ramën me Kurtin/ Deputeti i PS ia hedh ‘fajin’ kryeministrit kosovar: E udhës të ishin bashkë në tribunë, por...

As Kombëtarja nuk bashkoi Ramën me Kurtin/ Deputeti i PS ia hedh

Deputeti socialist Petro Koçi teksa komentoi mbi ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, e cila përfundoi me rezultatin 3-0 për kombëtaren tonë, u ndal te prezencën e kryeministrit Shqiptar dhe atij të Kosovës në stadium, por jo bashkë.

Koçi u shpreh se e udhës do ishte që të dy liderët, Edi Rama dhe Albin Kurti të ishin bashkë në një tribunë, ndërsa shtoi se kryeministri kosovar duhet të kishte telefonuar atë shqiptar për t’i thënë se po vinte në Tiranë për të parë ndeshjen. "E udhës do ishte që të ishin bashkë në të njëjtën tribunë, kat. Mendoj se Albini duhet të telefononte Ramën dhe t’i thoshte se po vinte.", tha ai.

Sakaq u ndal te raporti i politik mes dy udhëheqësve, ku tha se në Kosovë janë përpjekur që Ramën ta përkthejnë në ‘tradhtar’, ndërsa shtoi se Kurtit nuk i leverdis të rrijë pranë kryeministrit shqiptar.