AKTUALITET, 13 Tetor 2023, 14:08

“Nuk jam e frikësuar”, shqiptarja që jeton në Izrael: Ushtria libaneze të mos guxojë! Përndryshe t’i bëjë vetë hesapet pastaj!

“Nuk jam e frikësuar”, shqiptarja që jeton në

Irena Stehinova një shahiste e cila është e vendosur në Izrael ka treguar detaje lidhur me situatën në vendin ku ka shpërthyer konflikti.

Stehinova shprehet e bindur se nuk ka ndërmend të largohet nga Izraeli dhe t’i braktisë njerëzit pranë saj në këto ditë të vështira.

Ajo shton se nuk ndihet aspak e frikësuar, por e trishtuar.

“Ne kemi sirenat që na lajmërojnë që të futemi në dhomat e sigurisë.

Nuk mund të largohemi ta lëmë tjetrin në ditë zie. Nuk kemi frikë nga lufta, i nxjerrim gjoksin. Asnjë nga shqiptarët, që është i vendosur këtu, që ka kalamajt ushtarë nuk mund të largohen. Kam miq shqiptarë që kanë fëmijët mjekë dhe shkojnë atje.

Kanë ikur vetëm 40 shqiptarë që kanë qenë këtu studentët ose kanë ardhur këtu për punë të përkohshëm.

Izraeli në sulmet e kaluara nuk e ka lejuar nxjerrjen e pamjeve, ndërsa kësaj radhe Izraeli ka lejuar nxjerrjen e videove, se nuk i dilet ndryshe gjakatarëve.

Unë ndihem më shumë e trishtuar se sa e frikësuar.

Hamasi duhet ta mendonte se çfarë do të bëhej me popullin kur nis sulmin e tij, por ata janë gjakatarë.

Sot lexova se ushtria libaneze ka bllokuar rrugën, që të bllokojë afrimin në kufi me Izraelin. Ne shpresojmë që ata të mos guxojnë, por po guxuan, t’i bëjnë hesapet vetë pastaj.”, tha Stehinova.