AKTUALITET, 1 Maj 2025, 10:20

Krasniqi pas takimit: S’jam i bindur se deputeti Albin Kurti do ta ndërrojë Haxhiun si kandidate për kryetar Parlamenti. S'ka marrëveshje!

Krasniqi pas takimit: S’jam i bindur se deputeti Albin Kurti do ta

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se kryetarit të LVV-së, Albin Kurti i kërkoi “një figurë të pranueshme” për kryetar të Kuvendit, por tha se nuk ëshë i bindur se ai do ta bëjë një gjë të tillë.

Ai tha se kanë shkëmbyer “idetë dhe diskutimet sa i përket konstituimit të Kuvendit”.

“Nuk besoj që ka ndryshu si situatë, por që ta dinë edhe të tjerët, Partia Demokratike e Kosovës, asnjëherë në të kaluarën e as sot nuk i heziton dialogut edhe diskutimeve me këdo”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se qëndrimi PDK-së s’ka ndryshuar.

“Krejt çka ka ndodh sot është e qartë. I kam thënë: zotni, ndërroje kandidaten nëse e ke përnjëmend me e konstituu Kuvendin”, tha ai.

Ai tha se s’i ka përmendur emra që PDK-ja do të mund t’i votonte për kryetar të Kuvendit, por përsëriti se “Albulena Haxhiu s’kalon”.

Krasniqi tha se LVV-ja se ka mundësinë dhe duhet ta mundësojë konsituimin e Kuvendit sa më shpejt, por tha se kandidati “nuk mund të imponohet”.

“Për të qenë transparent, ju njoftoj se pak më parë e pëfundova takimin me deputetin Albin Kurtin e kemi shkëmbyer ide për konstituimin e Kuvendit. Qëndrimet e mia i dini, ato që i kemi thënë këtu pas çdo seance ia kam thënë edhe Kurtit.

Meqë është hera e parë kur një parti ska shumicë, një gjë e tillë nuk mund të imponohet. Edhe Kurtit i thash se duhet të mendojë për kandidatura të tjera. Nuk na takon neve të zgjedhim kryetaren e Kuvendit partisë së parë. Ne nuk kemi marrëveshje politike dhe nuk merremi me një gjë të tillë“, tha Krasniqi.

Ai foli edhe për kushtëzimin që e ka paraqitur Lëvizja Vetëvendosje për votimin e nënkryetarëve, e tha se kjo çështje nuk diskutohet.

“Nënkryetarët as që diskutohen. Nuk e kemi ne pozicionin e kryetarit simbolik, është shumë i rëndësishëm. Nuk është i vlerësueshëm me nënkryetarët sepse më herët kryetari i kuvendit e ka luajtur rolin e presidentit”, ka thënë Krasniqi.