TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti mitingun e radhës elektoral në Astir për zgjedhjet e 11 majit.
Berisha tregoi për demokratët takimet që pati në Valencia ku ishte për 2 ditë gjatë samitit të Partive Popullore Evropiane.
Berisha tha se kombi po boshatiset dhe vendet e punës po shkatërrohen, teksa sipas tij Rama flet përçart sa i përket ekonomisë.
"Në Valencia informova audiencën europiane se në 10 vite sipas statistikave u larguan 1 mln e 99 mijë shqiptarë vetëm për zonat Schengen. Kombi po boshatiset. Shkaku kryesor është varfëria, papunësia. Dëgjoni pak Edi Ramën dhe ministret e tij. Dje fliste për çart. Punësimi është rritur dhe papunësinë do e zbresim në 6%. Ju garantoj, po vetëm në 10 vite kanë ikur 600 mijë të rinj. 600 mijë krah pune. Ky i pamëshirë tallet me shqiptarët. Prodhimi ka 3 vite që bie në mënyrë dramatike. Eksportet nga viti 2023-2024 sipas statistikave të tij ra me 32%. Do të thotë që minimumi që 60 mijë shqiptarë humbën vendin e punës. Pra vendet e punës shkatërrohen, ndërmarrjet falimentojnë nga rënia e euros. Ai i papërgjegjshëm vërtitet duke thënë se është ulur papunësia në mënyrë të ndjeshme. Të gjithë punësohen në vende të tjera. Programi ynë është programi i ndryshimit të Shqipërisë, me të cilin do vendosim minimumin jetik 200 euro, çdo pensionist", deklaroi Berisha.