TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja dalin nga shpërthimi me lëndë plasëse në Elbasan. Dyshohet se ngjarja është inskenuar nga pronarët e apartamentit, në bashkëpunim me nipin e kryefamiljarit, raporton BalkanWeb.
Familjarët që posedojnë apartamentin para hyrjes të cilit shpërtheu lënda plasëse, sipas informacioneve paraprake pjesën më të madhe të kohës e kalojnë jashtë Shqipërisë.
Raportohet se ata udhëtojnë në të njëtin shtet të Europës pasi largohen nga Shqipëria.
Në momentin e shpërthimit, i cili ndodhi rreth orës 00:05, të datës 01 maj, në lagjen “Partizani”, brenda banesës nuk ka pasur persona.
Nga pamjet e siguruara rezulton se lënda plasëse është vendosur nga një burrë, i cili ka pikasur nga kamerat e sigurisë gjatë mbrëmjes para hyrjes së apartamentit ku ndodhi shpërthimi.
Mbrëmjen e djeshme ata dyshohet se kanë inskenuar në bashkëpunim me nipin e kryefamiljarit shpërthimin me lëndë plasëse.
Policia dhe prokuroria në kohë rekord kanë arritur ta zbardhin plotësisht ngjarjen dhe kanë dokumentuar prova dhe dëshmitë që e vërtetojnë këtë version.
“Rreth orës 00:05, të datës 01.05.2025, në lagjen “Partizani”, në katin e parë të banesës së shtetasit A. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia në informacionin paraprak.