AKTUALITET, 1 Maj 2025, 09:37

Elbasan/ Shpërthim me tritol në një bllok banimi, thyhen xhamat e dritareve të disa apartamenteve. Çfarë u zbulua nga pamjet filmike

Elbasan/ Shpërthim me tritol në një bllok banimi, thyhen xhamat e

Një shpërthim me lëndë plasëse u dëgjua gjatë natën në  një lagje periferike të Elbasanit.

Burime jo zyrtare bënë me dije se shpërthimi u dëgjua rreth orës 22:00 të mbrëmjes së mërkurë në afërsi të një blloku banimi përgjatë rrjedhës së përroit të Zaranikës në lagjen “Banesa”.

Nga shpërthimi ka patur thyerje të xhamave të dritareve të disa apartamenteve.

Lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e pallatit afër hyrjes së një apartamenti.

Po punohet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe po hetohet intensivisht nga policia dhe prokuroria e cila ka mbledhur prova të shumta për identifikimin e organizatorit të ngjarjes.

Policia ka sekuestruar pamje filmike te rrugës dhe bizneseve të zonës ku ndodhi shpërthimi me tritol në Elbasan pranë në kryqëzimi të rrugës që lidh Universitetin “Aleksandër Xhuvani ” me bllokun e banimit pranë rrjedhës së Zaranikës.

Nga pamjet e siguruara rezulton se lënda plase është vendosur nga një burrë i cili ka qarkulluar gjatë mbrëmjes disa herë para hyrjes së apartamentit të katit të parë të pallatit ku ndodhi shpërthimi.

Nga këqyrja paraprake e pamjes së personit që ka përdorur lëndën plasëse shpresohet të bëhet identifikimi i tij i shpejtë.

Policia ka marrë pyetje edhe fqinjët e personit të cilit i përket apartamenti në hyrje të cilit shpërtheu lënda plasëse. Gjithashtu ka marrë informacion të detajuar edhe për aktivitetin e familjarëve të familjes së shtetasit A.P , para banesës të cilit ndodhi shpërthimi.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 00:05, të datës 01.05.2025, në lagjen “Partizani”, në katin e parë të banesës së shtetasit A. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.