TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Barometri në Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore për Qarkun e Tiranës në muajin Prill.
Metodologjia e përdorur është një kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qënë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut Tiranë, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave është 11 Prill – 22 Prill 2025 dhe marzhi gabimit është +/-3.1%.
Rezultati:
Partia Socialiste (Edi Rama) - 39.3%
Koalicioni Shqipëria Madhështore (Sali Berisha) - 26%
Partia Mundësia (Agron Shehaj) - 7.4%
Nisma Shqipëria Bëhet (Adriatik Lapaj) - 6.5%
Lëvizja Bashkë (Arlind Qori) - 3.4%
Koalicioni Euroatlantik (Lulzim Basha) - 1%
Të pavendosur - 15 %

Nëse krahasojmë të dhënat e tre matjeve për Qarkun e Tiranës dhe prirjen e votës si rezultat kuptojmë që: ka një rritje të lehtë të PS, ASHM, Mundësia, Nisma –ShB në prirjen e votës, ruan të njëjtat shifra Lëvizja Bashkë, dhe të pavendosurit bien dukshëm në matjen e tretë ( 23.9 % Shkurt /17.9 % Mars /15 % Prill)
Nisur nga këto të dhëna të prirjes së votës në matjen e tretë politike për Qarkun e Tiranës, Barometri sjell projekionin e votës ose potencialisht si mund të ndahet vota e qarkut të Tiranës nga subjektet që janë në garë.
Sipas këtij projeksioni :
Partia Socialiste në 11 Maj mund të marrë potencialisht 46,2 % të votave +-2 % (44.2%-48.2 % )
Aleanca Për Shqipërinë Madhështore në 11 Maj mund të marrë potencialisht 30.6 % të votave +-2 % (28.6 % -32.6%)
Partia Mundësia në 11 Maj mund të marrë potencialisht 8.7% të votave +-1.5% (7.2 %-10.2%)
Nisma –Shqipëria Bëhet mund të marrë potencialisht në 11 Maj 7.6 % të votave +-1.5% (6.1 % -9.1 %)
Lëvizja Bashkë mund të marrë në 11 Maj potencialisht 4% të votave +-1% (3% -5 %)
Koalicioni Euroatlantik mund të marrë potencialisht në 11 Maj 1.2% të votave +-1% (0.2 % -2.2 %).