TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë një parkingu të një spitali në rrugën “Pjetër Budi”, Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë lënda plasëse është vendosur në gomën e parë të një makine në pronësi të një shtetaseje me inicialet M. K.
Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar vetëm, dëme materiale.
Vijon puna për kapjen e autorit/ve.
“Rreth orës 03:55, të datës 01.05.2025, në rrugën “Pjetër Budi”, dyshohet se në parkingun në afërsi të një spitali, është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse në gomën e parë të automjetit në pronësi të shtetases M. K. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, informoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.