AKTUALITET, 14 Qershor 2025, 17:28

Kontrolli i makinës fundos 49-vjeçarin shqiptar në Itali, i zbulohet mbi 1 kg kokainë dhe mijëra euro cash

Kontrolli i makinës fundos 49-vjeçarin shqiptar në Itali, i

Një operacion i shpejtë i policisë italiane në zonën e Valerës çoi në arrestimin e një 49-vjeçari shqiptar, pasi u kap me një sasi të konsiderueshme droge dhe para CASH.

Karabinierët u vunë në ndjekje të një automjeti që kishte sjellje të dyshimta pranë një rrethrrotullimi, ku pasagjerët kryen dy kthesa të plota për të shmangur një kontroll të mundshëm. Pas ndalimit të mjetit, u konstatua se shoferi, një 46-vjeçar shqiptar me precedentë penalë për çështje droge, transportonte një bllok kokaine me peshë 1.140 gram, të fshehur nën sediljen e pasagjerit dhe të paketuar në mënyrë profesionale me vakum.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre, në veri-perëndim të qytetit, policia gjeti 1,700 euro të fshehura në një dyshek, si dhe një zarf me 20 mijë euro në bodrum, së bashku me një pajisje paketimi me vakum që dyshohet të jetë përdorur për përgatitjen e drogës për shitje.

Gjithashtu, në një tjetër automjet në përdorim nga të dy, u sekuestruan edhe 10 gramë kokainë.

Pas paraqitjes para gjykatës, u vendos që 46-vjeçari të mbahet në paraburgim, ndërsa i riu është vendosur në arrest shtëpie. Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbardhur rrjetin e mundshëm të shpërndarjes.