AKTUALITET, 6 Mars 2022, 18:21

Konflikti me Rusinë/ Antony Blinken: SHBA iu ka dhënë dritën jeshile vendeve të NATO-s për të dërguar avionë luftarakë në Ukrainë

Konflikti me Rusinë/ Antony Blinken: SHBA iu ka dhënë dritën

Kur konflikti i përgjakshëm mes Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në ditën e 11-të të tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur se iu kanë dhënë "dritën jeshile vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut për të dërguar avionë luftarakë në Ukrainë".

Ky qëndrim i Sekretarit amerikan të Shtetit vjen një ditë pasi Presidenti Zelensky i bëri thirrje Kongresit amerikan që ta ndihmonin me pajisje ushtarake. E gatshme për të dërguar armatime në Ukrainë ka qenë edhe Britania e Madhe e cila përmes kryeministrit të saj Boris Johnson deklaroi se do të mbështesë Kievin përballë agresionit rus.