TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh që ka marrë nga rrogtarët e shtetit në Malësinë e Madhe.
Në mesazh thuhet se punonjësve të administratës u është kërkuar pjesëmarrja në eventin e organizuar nga qeveria për hapjen e negociatave në sheshin Skënderbej.
Berisha e cilëson këtë një miting me detyrim të partisë shtet.
Statusi i Sali Berishës
Ky është metingu me detyrim i partisë-shtet!
Lexoni mesazhin që kanë marrë të gjithë rrogtarët e shtetit në Malesinë e Madhe! sb
Në kuadër të 100 vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve me SHBA dhe për të festuar hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, jemi të ftuar me datë 28 korrik, ora 19:00 në sheshin Skënderbe.
Pjesëmarrja juaj dhe e punonjësve tuaj është e detyrueshme dhe e domosdoshme.
Ju lutemi të konfirmoni numrin e punonjësve që do sillni me emër, mbiemër, numër telefoni , sot deri në orën 15:00.
Nesër në orën 16:30 vihet ne dispozicion autobuzat pran drejtoris për në Tiranë.