AKTUALITET, 27 Korrik 2022, 18:02

Takimi me Begajn/ Kim: Faleminderit për angazhimin ndaj partneritetit mes SHBA dhe Shqipërisë

Takimi me Begajn/ Kim: Faleminderit për angazhimin ndaj partneritetit mes

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar pas takimit me presidentin Bajram Begaj.

Kim ka uruar sërish Begajn për postin e presidentit duke e falënderuar atë për angazhimin ndaj partneritetit mes SHBA dhe Shqipërisë.

“"Edhe njëherë urime President Begaj dhe faleminderit për udhëheqjen dhe përkushtimin tuaj të fuqishëm për partneritetin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë! Krah për krah”, shkruan Kim.

Ky është takimi i parë zyrtar i Bajram Begajt që pas marrjes së postit të presidentit më 24 Korrik.