TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bandat e hajdutëve kanë grabitur tre turistë shqiptarë që kishin shkuar me pushime në ishullin grek të Mykonos.
Ata kishin rezervuar një suitë në një hotel luksoz në zonën e Plindrit kur në orët e para të së dielës së kaluar, më 24 korrik, persona të paidentifikuar kanë hynë në dhomën e tyre nga dera e ballkonit.
Një prej turistëve, një vajzë, i kanë marrë bizhuteri floriri me vlerë totale 17.100 euro, pasaportën dhe patentën. Të motrës i janë marrë sende me vlerë dhe bizhuteri me vlerë 18.400 euro, si dhe pasaportën.
Ndërsa të dashurit të njërës prej motrave i kanë marrë po ashtu sende dhe bizhuteri me vlerë 10 mijë euro si dhe pasaportën, sipas denoncimit të tyre në policinë greke, raporton protothema.
Mësohet se tre shqiptarët kishin shkuar me pushime disa ditore në Mykonos.
Pasaportat e marra, hajdutët i sheshin në tregun e zi që përdoren më pas nga rrjetet e kontrabandës së emigrantëve.
Grabitësit përdorin të njëjtin skemë për të hyrë në banesat luksoze në ishull. Ata ruajnë nga afër “viktimat” e tyre dhe kur ata dalin nga vilat apo dhomat e hotelit, hyjnë brenda dhe marrin çfarë të gjejnë duke filluar nga bizhuteri floriri deri tek para kesh, madje edhe pasaportat apo patentat.