AKTUALITET, 27 Korrik 2022, 21:26

“Benzi” dhe “Audi” përplasen “kokë më kokë” në Berat, dy të plagosur

“Benzi” dhe “Audi” përplasen “kokë

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, pranë shkollës Kristaq Capo në Berat.

Dy mjetet, njëri tip “Benz” dhe tjetri tip “Audi” janë përplasur me njëri-tjetrin duke u bërë copash.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë dy drejtuesit e mjeteve.

Ata janë dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal të Beratit dhe janë jashtë rreziku për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.

Paraprakisht mendohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia.