TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka organizuar këtë pasdite një takim për trashëgiminë kulturore e cila është në rrezik, nga shembja e Teatrit Kombëtar te grabitja e Parkut Kombëtar të Butrintit nga qeveria e Edi Ramës.
Berisha deklaroi se Edi Rama është një shkatërrimtar i identitetit të Tiranës, i cili është identitet që rrezaton në të gjithë kombin.
Kreu i PD tha se Edi Rama shembi Teatrin Kombëtar me një urrejtje të paimagjinueshme.
"Tirana është zemra. U vërsul kundër vendimit që kishte miratuar vetë. Me kinema 17 nëntori, u kthye, bënë një betejë epike artistët për Teatrin, e zhduku Teatrin me një urrejtje të paimagjinueshme."-tha Berisha.