AKTUALITET, 27 Korrik 2022, 17:35

“Çfarë e tremb qeverinë?!"- Salianji: Regjimi kërkon ta kthejë parlamentin në monist, opozitës po tentohet t’i hiqet e drejta e fjalës

“Çfarë e tremb qeverinë?!"- Salianji: Regjimi

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, thotë se opozitës po tentohet t’i hiqet e drejta e fjalës.

Ai shprehet se, regjimi kërkon ta kthejë parlamentin në monist që vetëm dëgjon, por as nuk flet dhe as nuk kontrollon.

“Regjimi kërkon ta ktheje dhe parlamentin në monist, në parlament memec që vetëm dëgjon por as nuk flet as kontrollon por vetëm çertifikon makutërinë!

Çfare e tremb qeverinë qe i heq opozitës dhe fjalën?! Opozitës tentohet ti hiqet e drejta e fjalës që qeverisë ti rritet e drejta e plaçkitjes!  Nëse kapen institucionet, sheshet flasin!  Ti japim fund makinerisë së plaçkitjes!”, shkruan Salianji në rrjetet sociale.