AKTUALITET, 27 Korrik 2022, 17:39

Zhduket 16-vjeçarja në Tiranë, babai kërkon ndihmën e policisë

Zhduket 16-vjeçarja në Tiranë, babai kërkon ndihmën e

Një 16-vjeçare në Tiranë është larguar nga banesa duke humbur kontaktet me familjarët.

Ka qenë babai i saj, I. K., 53 vjeç, i cili një ditë më parë i është drejtuar për ndihmë uniformave blu.

Policia bën me dije se tashmë po punohet për gjetjen e 16-vjeçares, ndërkohë që materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Më datë 26.07.2022, shtetasi I. K., 53 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, vajza e tij, shtetasja E. K., 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.