TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka publikuar një tjetër dokument për aferën e inceneratorëve, duke akuzuar kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si rrënjën e koncesionit korruptiv.
Kryemadhi shkruan në “Facebook” se një firmë për inceneratorin e Tiranës është baras me 91 milionë euro të qytetarëve të vendit. Sipas saj, "Revolucioni Antikorrupsion do t’i zhdukë përgjithmonë këto firma zyrtarësh publikë me vlera të frikshme, për koncesione fiktive, që i ngjajnë skemave mafioze më të sofistikuara".
POSTIMI I PLOTË
Sa të peshon dora mor qerrata, 1 firmë për inceneratorin e Tiranës= 91 milionë Euro të qytetarëve të vendit. Erion Veliaj është rrënja e inceneratorit korruptiv të Tiranës. Firma e paligjshme e tij ka mundësuar miratimin e koncesionit korruptiv, i cili ka lidhur taksat e qytetarëve të Tiranës deri në vitin 2047!
Këtë vlerë “të artë” që ka pasur firma e Veliaj, e tregon më së miri, ministri i Financave në shkresën e radhës për procedurën koncesionare: “Referuar shkresës nr. 8275/1 prot., datë 27.03.2017, me anën e së cilës Kryetari i Bashkisë Tiranë është shprehur parimisht dakord për rolin e kësaj Bashkie referuar studimit të fizibilitetit, shprehemi pa komente për sa kohë që financuesi dhe përfituesi kryesor i projektit është Bashkia Tiranë.”
Revolucioni Antikorrupsion do t’i zhdukë përgjithmonë këto firma zyrtarësh publikë me vlera të frikshme, për koncesione fiktive, që i ngjajnë skemave mafioze më të sofistikuara.
